Sali Berisha ka reaguar pas hubmjes së thellë në tre bashkitë me numërim elektronik, Kamez, Vorë dhe Elbasan.
Ccuditërisht Berisha nuk ka komentuar këto rezultate por ka pretenduar se në Lezhë po lëvizin banda të armatosura.
Ai ka akuzuar Edi Ramën dhe Pjerin Ndreun teksa ka treguar një episod me njeriun e tij, Salvador Kaçaj.
Si gjithmonë, Berisha ka pretenduar se ka një video.
“Ne kemi informuar vëzhguesit ndërkombëtar dhe KQZ. Sot dola për një rast kriminal të jashtëzakonshëm ku Salvador Kaçaj, një nga eksponentët e PD në Lezhë e kanë ndjekur dy makina pa targa ku ai ka qenë bashkëme djalin e tij. Persona të maskuar dhe të armatosur kanë dalë nga makina dhe janë bërë gati të qëllojnë mbi ta. Shoferi i Salvadorit një ish-gardist ka arritur të manovrojë me makinë dhe t’i shpëtojë. Të gjitha këto janë të filmuara” – tha Sali Berisha mbrëmjen e së dielës.
/javanews/a.r