Klodi Mullaraj nga Oksfordi i ftuar në DritareTV foli sot për zgjedhjet që po zhvillohen në Shqipëri dhe eksperiencën e tij me votimet jashtë vendit.
“Edhe këtu unë pata rastin të votoja, jo më larg se javën që kaloi, pasi ishin zgjedhjet lokale. Pati diçka që nuk u pëlqye nga politika, pasi u kërkua për herë të parë në dekada paraqitja me kartë ID e votuesve.
Pasi këtu ti duhet të aplikosh online me të dhënat e tua për të marrë fletën e votimit. Këtu në çdo lagje, në çdo rrugicë ti ke qendrën e votimit. Në lagjen që jam unë është një qendër votimi sa më pranë shtëpisë tënde. Në shtëpi pasi ti ke aplikuar të vinte letra me kodin ku ti mund të votoje.
Me atë letër ti shkoje dhe votoje. Ndërsa këtë vit duhet të paraqiteshe edhe kartën ID. Këtu gishtin me bojë ta bëjnë vetëm kur futesh në disko, jo kur voton. Ta bëjnë gishtin me bojë vetëm kur tregon se ke paguar në disko.”, u shpreh Mullaraj./m.j