Një ditë të bukur për Shkodrën, kështu e konsideroi kandidati I PS në Shkodër Benet Beci, garën e sotme elektorale.
Beci u shpreh shkurtimisht për mediat pasi hodhi votën në kutinë e votimit duke thene se sot është dita kur flasin qytetarët.
“Kemi folur shumë gjatë kësaj fushate sot do të flasin qytetarët. Është një ditë e rëndësishme për Shkodrën të shkojnë sa më shumë drejt qendrës së votimit. Falenderoj edhe gazetarët që kanë qenë korrektë gjithë këtë kohë. Pjesëmarrja deri më tani është 8%.”- tha Beci.
/s.f