I shoqëruar nga familjarët e tij, kandidati i koalicionit Meta-Berisha për Tiranën, Belind Këlliçi ka votuar në shkollën “Dora d’Istria”. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime për të ndryshuar të ardhmen e kryeqytetit.
“Sapo kreva detyrën time si qytetar, votova. Ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës të shkojnë në qendrat e votimit të kryejnë detyrën e votimit. Sot është dita e madhe, 14 maji që kemi pritur aq shumë që të gjithë, dita kur kemi në dorë fatin e vendit.
Kam një apel për naçut e Tiranës, të rinjtë që kanë një moment që mendojnë se duhet të marrim gomomet për të ikur nga ky qytet, u them jo, hajdeni votoni! Të ndryshojmë bashkë të ardhmen e vendit tonë.
Askush nuk iu kontrollon dot votën, as Belind Këlliçi dhe as Erion Veliaj. Ftoj qytetarët të ftojnë për 47 vitet e ardhshme. Tashmë do shkoj në selinë qendrore të PD-së, deri tani procesi po shkon normalisht. Sot është ditë feste për gjithë ata që më kanë thënë kur po vjen dita e ndryshimit”- u shpreh Këlliçi.
/s.f