Spezia ka befasuar Milanin, teksa për javën e 35-të në Serie A kuqezinjtë e Piolit janë mundur 2-0 në stadiumin “Alberto Picco” në La Spezia. Me ndryshime në ekip, Milani nuk ia doli të marrë as edhe një pikë, teksa për momentin është jashtë zonës Champions.
Golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Wisniewski që zhbllokoi ndeshjen në të 75 minutë, para se Esposito në të 85 të shënonte një gol brilant nga goditja e dënimit. Me 30 pikë, Spezia mban vendin e 18-të në Serie A, duke u futur në garë për të shpëtuar sezonin me një mbijetesë të mundshëm.
Milani me 61 pikë ndodhet në vendin e pestë. Kujtojmë se kuqezinjtë kishin bërë disa ndryshime në formacion për këtë duel, duke lënë jashtë disa nga emrat e rëndësishëm. Milani luan të martë në 21:00 ndeshjen e kthimit kundër Interit për gjysmëfinalen e Champions League, me duelin e parë që u fitua 0-2 nga zikaltërit.
/s.f