Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, përmes një komunikimi për mediat ka reaguar pas caktimit të masës arrest me burg për kandidatin e opozitës në zgjedhjet e 14 majit në Himarë, Fredi Beleri.
Sipas tij “pengmarrja” e Belerit vazhdon, ndërsa vendimi i dhënë nga gjykata tashmë pritej.
Dule u shpreh se vendimi i dhënë ndaj Belerit është motivuar dhe ekzekutuar drejtpërsëdrejti nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama.