Policia në Durrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar pas kallëzimit të bërë nga një e re. Sipas informacioneve, kallëzimi është bërë nga një 24-vjeçare e cila pretendon se A. Rr. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.
Vijojnë veprimet hetimore, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.
/a.r