Një 33-vjeçar është vënë në pranga sot ngë Policia e Tiranës, pasi ai dyshohet se ka vjedhur në banesën e të atit para dhe bizhu.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i riu ka grabitur mijëra euro, paund, dhe aksesorë të ndryshëm floriri.
“Vodhi në banesën e babait të tij, kasafortën me një shumë të konsiderueshme parash dhe aksesorë të ndryshëm floriri, vihet në pranga 33-vjeçari. Sekuestrohet një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kasaforta”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. S., 33 vjeç banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se 33-vjeçari ka vjedhur në banesën e babait të tij, në rrugën “Riza Cuka”, kasafortën brenda së cilës kishte 27 200 euro, 11 000 paund, 910 000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro).Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme“, bën me dije policia.
/a.r