Një grua ka plagosur me thikë burrin e saj në Paskuqan pas një konflikti të çastit.
Si pasojë 25-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 12.05.2023, rreth orës 20:50, në Paskuqan, shtetasja R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Po pse vetem meshkujt te jene te dhunshem?