Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka zhvilluar një takim me banorët e Himarës, disa orë pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri, nën akuzën e shitblerjes së votës.
Dule i ka konsideruar të gënjeshtërta provat kundër Belerit, pasi në momentin e arrestimit të tij, ai ishte me të afërmin dhe avokatin, kështu që nuk mund të jetë arrestuar në kushtet e flagrancës duke blerë vota te këta persona.
“E akuzonin Fredin se po trafikonte vota, kur ai ishte me avokatin e tij dhe kushëririn. Domethënë luste kushëririn dhe paguante avokatin e tij që ta votonte. Gënjeshtër mbi gënjeshtër”, tha Dule.
Më tej, kreu i PBDNJ deklaroi se mazhoranca po përhap lajme se Fredi nuk është më kandidat dhe i bëri thirrje që askush të mos guxojnë të prekë votën.
“Të mos guxojnë të prekin votën e së dielës, se duart që do ta guxojnë do mbeten në kutitë e votimit.
Shkojnë shtëpi më shtëpi, në lumin e Vlorës, në Dhërmi, në Palasë dhe thonë se Beleri nuk është kandidatë. Fredi është kryetar i bashkisë në 15 Maj”, përfundoi Dule.