• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Beleri nuk duhet të ishte në burg, por jashtë zgjedhjeve

by Skënder Minxhozi
12/05/2023 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Atëhere kur askush s’e mendonte që Himara të kthehej në një mollë sherri elektorale, sipas një skeme të së shkuarës tashmë të largët, ky qytet i vogël bregdetar dhe pa asnjë peshë politike, ekonomike e sociale në vend, është kthyer sërish në epiqendrën e sherrit në Tiranë. Vendimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës për të kandiduar për bashkinë e Himarës një personazh kontrovers si Fredi Beleri, ka qenë shkëndija e një debati të nxehtë mes palëve që garojnë në zgjedhje.

Ditë pas dite sulmet e Ramës mbi kandidatin ektremist që ka lënë gjurmë të shëmtuara për ndasitë etnike që predikon prej vitesh, kanë ardhur në rritje. Po kaq ditë ka zgjatur edhe mbrojtja me heshtje që i ka bërë Berisha këtij personazhi thellësisht negativ. Ndërkohë që Meta, i cili s’e ka problem asnjëherë të luajë bllofin deri në absurd, injoron ato që Beleri thotë në shqip dhe greqisht dhe akuzon Ramën se dashka pronat e Himarës!

Arrestimi në mesnatë i Fredi Belerit në batutat e fundit të fushatës elektorale është ndërkaq një zhvillim me shumë variante leximi. Në një vend ku votat blihen prej kohësh që s’mbahen mend, Beleri dhe shefat e tij që heshtën në Tiranë pas arrestimit, kanë alibinë se kandidati po dënohet për diçka që e bëjnë të gjithë në kohë zgjedhjesh. Qytetarë të Himarës kanë dalë në këto orë në media duke njoftuar se kanë marë oferta në para nga kandidati opozitar, për të shitur votën e tyre.

Është mirë që organet hetimore të kopsisin mirë dosjen e Belerit, ose ta lenë atë të lirë duke marrë përsipër peshën e fiaskos publike. Duke krijuar në këtë rast edhe riskun që të kenë prodhuar me duart e tyre një “viktimë” në sytë e votuesit, i cili mund të marrë edhe më shumë vota të dielën direkt nga kjo rrethanë.

Megjithatë, pavarësisht sesi shkojnë hetimet për Fredi Belerin, një gjë është e qartë si drita e diellit në këtë muaj fushate elektorale, ku emri i tij u lakua nga mëngjesi në darkë: Fredi Beleri nuk duhej të ishte në qelitë e Vlorës sot. Ai duhej të ishte jashtë fushatës elektorale të 14 majit. Jo me “dorën e dhunshme të regjimit” Rama, por si një gjest përgjegjshmërie nga koalicioni që e propozoi. Dy politikanë të vjetër që kanë drejtuar shtetin e qeverinë në 30 vite si Berisha e Meta, duhen të turpërohen që kanë një kandidat me rekordet e Fredi Belerit në garën zgjedhore. Duhen të turpërohen edhe që e kanë mbrojtur me heshtje apo edhe me rrena e mbyllje sysh në media këto orë.

Fredi Beleri e ka konsumuar tashmë tentativën publike për blerje votash dhe nuk është fjala për hetimin që çoi në arrestimin e tij natën. Fjala është për ofertën thellësisht provokuese dhe përçarëse që ai përfaqëson në panoramën e trazuar elektorale të Himarës. Një breg i bukur turistik që ka qenë më shumë se një herë mollë sherri edhe për shkak të ndasive dhe provokacioneve që Beleri e të tjerë si ai kanë nxitur. Të thuash se duhet shpejtuar helenizimi i Himarës është ku e ku më e rëndë sesa të blesh votën e një qytetari anonim natën me ca lekë nën dorë. Kjo është ofertë blerjeje, e çfarë oferte, jo qindarkat që ju premtohen të vobektëve për një votë.

Edi Rama e ka shkelur fort pedalin e sulmeve mbi kandidatin e Himarës këto ditë dhe natyrshëm e ka tepruar me gjuhën dhe sasinë e vëmendjes që i ka kushtuar Fredi Belerit. Por faji fillestar, shkaku i këtij konfrontimi absurd që siç shihet ka trazuar edhe marrëdhëniet shqiptaro-greke, është papërgjegjshmëria politike e dyshes Berisha-Meta që e futën në garë këtë ekstremist të vjetër. Imagjinoni për një moment sikur ky zotëria të ishte kandidaturë e Rilindjes, e jo e “Bashkë Fitojmë”! Kjo pyetje në fakt s’ka fare nevojë për përgjigje sepse dihet mirë se ç’do të bënin ata që sot heshtin…

Next Post
Arrestimi i Fredi Belerit, Dendias në një linjë me Ramën: Skandal nëse nuk ka prova të forta!

Arrestimi i Fredi Belerit, Dendias në një linjë me Ramën: Skandal nëse nuk ka prova të forta!

Comments 1

  1. Lili says:
    3 years ago

    Më në fund një mendje racionale, inteligjente dhe me një analizë të hollësishme të gjendjes aktuale politike në Shqipëri dhe veçanërisht në Himarë…Jam plotësisht dakort me Ju, i miri Minxhozi.. Faleminderit vërtet ✨✨

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

krishtlindje

Pesë shtete kundër Krishtlindjes, ndalohen rreptësisht festimet dhe rrezikohet burgu për të pabindurit

December 25, 2025
“Edhe këta të PD do duan ryshfet”, studenti që tha se i kërkuan 10 mijë euro për punësim s’ka emra zyrtarësh

“Edhe këta të PD do duan ryshfet”, studenti që tha se i kërkuan 10 mijë euro për punësim s’ka emra zyrtarësh

December 25, 2025
Grabitje e madhe në Selanik, një gruaje i vidhen bizhuteri me vlerë gati gjysmë milioni euro

Grabitje e madhe në Selanik, një gruaje i vidhen bizhuteri me vlerë gati gjysmë milioni euro

December 25, 2025
De Biasi rrëfehet në “Real Story”: Kur e mora vendimin për t’u larguar nga drejtimi i Shqipërisë

De Biasi rrëfehet në “Real Story”: Kur e mora vendimin për t’u larguar nga drejtimi i Shqipërisë

December 25, 2025
“Do të kryejë kontrollin në sektorët kritikë”/ “Vetting” për investimet e huaja, qeveria ka gati ‘Komitetin’ pas thirrjes së SHBA

“Do të kryejë kontrollin në sektorët kritikë”/ “Vetting” për investimet e huaja, qeveria ka gati ‘Komitetin’ pas thirrjes së SHBA

December 25, 2025
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Habit me deklaratën e tij Dash Shehi: Po përfundojmë si Bjellorusia, institucionet janë zgavra korrupsioni

December 25, 2025
“Kombëtarja aktuale, më shumë kualitet”/ De Biasi: Kur erdha, disa lojtarë ishin në fund të karrierës! Nuk e kisha të lehtë

La Gjimshitin jashtë listës në EURO 2016/ De Biasi e pranon: Më dhemb zemra që nuk i dhashë mundësinë të luante

December 25, 2025
Mot i keq përfshin Italinë/ Alarm i kuq në disa rajone, rrëshqitje dheu dhe evakuime

Mot i keq përfshin Italinë/ Alarm i kuq në disa rajone, rrëshqitje dheu dhe evakuime

December 25, 2025
U akuzua se po jep bonuse për shkak të zgjedhjeve/ “Blerje” votash? Reagon Albin Kurti: E kemi bërë çdo vit

U akuzua se po jep bonuse për shkak të zgjedhjeve/ “Blerje” votash? Reagon Albin Kurti: E kemi bërë çdo vit

December 25, 2025
Suedi/ Dyshime për sulm terrorist, raportohet për shpërthim dhe disa të plagosur! Qëllohet për vdekje autori

Krimi makabër në Suedi/ Detajet, një person vrau me hanxhar një grua, plagos dhe dy të tjerë. Autori u qëllua nga…

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com