Në performancën e bërë në kurorëzimin e mbretit Charles III, të gjithë po komentonin Lionel Richie.
Jo për muzikën, por për pamjen e tij, pasi shumica mendojnë se ka bërë operacione plastike. Mirëpo, këngëtari 73-vjeçar ka mohuar të ketë bërë një ndërhyrje estetike dhe pretendon se pamja e tij krejtësisht e re është për shkak të tre elementëve, të gjumit, djersës dhe seksit. Ai shtoi se operacioni plastik nuk do të ishte kurrë një opsion për të.
Këngëtari 73-vjeçar i tha Daily Mail se nuk ha shumë mish të kuq, përkundrazi fokusohet te uji dhe të mbajë një jetë aktive seksuale me partneren e tij prej më shumë se një dekade, modelen 33-vjeçare Lisa Parigi.
/a.r