Teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, Kryeministri Edi Rama u përgjigj pyetjes se sa bashki mund të fitojë Partia Socialiste në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Kryesocialisti tha se sipas anketimeve 49-50 bashki selia rozë i ka të sigurta ndërsa për pjesën tjetër gara është e hapur. Gjithnjë duke folur sipas anketimeve, Rama tha se opozita nuk ka asnjë bashki ku e ka të sigurt fitoren.
Andi Tela: Çfarë do konsideroni humbje nga 60 bashki që keni?
Blendi Fevziu: Pra kë quani rezultat negativ për ju?
Edi Rama: Jo, jo. Unë mendoj dhe nuk e trumpetoj këtë, nuk bëj parashikime. Kur unë shkoj dhe bëj ato memorandumet atje është mbi bazën e shkencës, nuk është mbi bazën e… Në bëjmë anketime të rregullta qysh yhy. I bëjmë çdo muaj, i dimë shumë mirë ku janë, ku s’janë. Kemi sistemin që dimë sa njerëz ka, si ka dhe dalim në konkluzione. Unë them me llogaritë që kemi që sot në Shqipëri janë të mbyllura, që janë fitore e Partisë Socialiste 49-50 bashki.
Blendi Fevziu: Të diskutueshme apo të mbyllura?
Edi Rama: Të mbyllura, fitore. 49-50.
Blendi Fevziu: Pra ju i lini opozitës betejë për 12 bashki?
Edi Rama: Ndërkohë që tani në qoftë se do të jetë një kataklizmo fare mund të jenë 48. Ndërkohë që të gjitha garat, nuk ka asnjë garë për ata sot që të jetë e mbyllur, është e hapur. Që nga Tropoja, deri në çdo garë tjetër që hyn tek këto 11-12 është e hapur dhe mund ta fitojnë ata, mund ta fitojmë ne. Unë po flas çfarë parashikojmë nga anketimet.
Blendi Fevziu: Kë quani ju dështim në logjikën tuaj? Cilin rezultat do quani dështim për veten dhe për partinë tuaj?
Edi Rama: Dështim do ishte po të fitonin ata.
Blendi Fevziu: Të fitojnë 30 e ca?
Edi Rama: 30 e ca për ata se ata do përmbysin regjimin.
/a.r
Ti je palo burrë! Ti je rrugaç,i paedukatë,imoral,gënjeshtar dhe i paturp…Mjerë ne në duart e kujt është jeta jonë…