Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Tiranën si qendër graviteti për turistët. Një koment e kishte për kritikët duke thënë se nuk i mirëpresin turistët hotelet, por apartamentet e familjarëve që fitojnë shumë të ardhura.
“Tirana s’ka qenë asnjëherë një destinacion turistik. Asnjëherë vendi ku nëpër faqet e revistave, websitet e revistave të specializuara të gjeje Tiranën destinacion turistikë, sot është motor thithës për turistët, kjo përkthehet në ekonomi, të ardhura. Ka një element të rëndësishëm, që kush bënë kritika në hava… Nuk janë hotelet, por apartamentet, por janë mijëra e mijëra apartamente që shërbejnë për të mikëpritur turistë dhe familjet që i kanë ato apartamente fitojnë të ardhura që nuk i kishin imagjinuar, apo nga një dhomë që e vënë në dispozicion. Shifra nuk është pjesë e ekonomisë së formalizuar, pasi s’duam të ngacmojmë në këtë fazë delikate të zhvillimit këto të ardhurat, pasi nuk duam të fusim familjet në këtë ngarkese fiskale. Nuk do ta kenë edhe për një farë periudhe…Tirana qendër graviteti e turizmit.
Tirana nuk është më ajo që kam drejtuar unë. Është shumë më e madhe. Nuk është më vetëm qyteti i rrethuar nga komunat në vijën e vjetër të tij. Mbaronte te Astiri, Kinostudio, mbaronte aty ky sot mbaronte bulevardi i ri, pas kësaj ku jemi sot s’ishte Tirana, por farka. Sot shtrihet deri në Ndroq, deri në Zallbastar, deri lart në Dajt. E gjithë kjo në dispozicion të një rritje ekonomike, të jeni të bindur, do jetë shumë më e madhe për banorët e një qytetit. Qoftë për atë që jetojnë në qendër, qoftë për ne katunarët që jetojmë në periferi”, tha Rama./m.j