Mijëra qytetarë pushtuan sot Parkun Olimpik ku Partia Socialiste zhvilloi mitingun përmbyllës të fushatës së saj në Tiranë.
Edhe pse është një nga sallat më të mëdha në vend, numri I pjesëmarrësve ishte tepër I lartë, aq sa shumë u detyruan që ta ndjekin aktivitetin jashtë përmes monitorëve gjigand të vendosur.
Pothuajse të gjitha sondazhet e publikuara deri më tani nga organizata dhe televizione të ndryshme nxjerrin fitues me rezultat të thellë Erion Veliajn në Tiranë dhe Partinë Socialiste sa I përket këshillit bashkiak./m.j