Kryeministri Edi Rama teksa ka kërkuar në Kamëz votën për socialistin Rakip Suli ka pasur edhe një mesazh për kundërshtarin opozitar të dalë nga radhët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha.
Rama u shpreh i bindur për fitoren e socialistëve, e për këtë arsye ka deklaruar se Hoxha nuk do duhet të presë rezultatin në Kamëz, por të shkojë krah Sali Berishës që e quan “doktori i zemrës” për shkak të profesionit në të kaluarën, pasi do pësojë infarkt nga rezultati.
“Mos rri në Kamëz kur të dali votimi elektronik, po të shkojë të doktori i zemrës se mos na i pushon zemra. Kamza nuk do bëhet socialistë në 14, por do vulosë me vullnetin e vet që nuk është as blu e as mavi, por kuqezi me Rakip Sulin. Nëse Kamza në orën 08:30 do dali ashtu siç thotë Rakipi dhe ju, atëherë, Kamza mua ma ka hëngër zemrën komplet dhe pastaj i vetmi i humbur do jetë Lali Eri, se do kalojmë te “Kipja i madh”./m.j