Një oficere policie përdori kartën bankare të një personi të vdekur për një shpenzim luksoz, duke përfshirë 450 dollarë tek një parukeri.
Oficerja Dianne Ferreira, nga St. Cloud, Orlando, u zbulua se kishte shpenzuar qindra dollarë për blerje personale, trajtime bukurie, mbushje gazi, ushqime dhe qëndrim në hotel.
Ferreira mori kartën bankare në shtëpinë e dikujt që kishte vdekur më 3 prill, tha sherifi i qarkut Osceola, Marcos López. Ajo gjithashtu pranoi se kishte marrë fotografi të detajeve të bankës.
Të dhënat tregojnë se 25-vjeçarja ishte arrestuar në burgun e qarkut Osceola, me akuzën e vjedhjes së informacionit të kartës së kreditit, mashtrimit dhe vjedhjes së identitetit, por që atëherë është liruar.
E punësuar nga Departamenti i Policisë së St. Cloud në gusht 2021, ajo dha dorëheqjen pas akuzave.
Shefi i SCPD Douglas Goerke, i kërkoi falje familjes së viktimës për veprimet e Ferreira, duke i quajtur ato “të dënueshme”.
Ai tha: Unë nuk kam asnjë tolerancë për oficerët që dëmtojnë komunitetin tonë ose shkelin besimin e tij.
Goerke shtoi se agjencia e tij “ka punuar ngushtë” me policët, të cilët zbuluan se tarifat e kartës së kreditit ishin bërë nga Ferreira, një oficere patrullimi, një ditë pasi shkoi në shtëpinë e një personi që kishte vdekur në St. Cloud.
Ndërsa Sherifi i Qarkut Osceola Marcos López tha se ajo pranoi se kishte marrë fotografi të kartave të kreditit të viktimës dhe i kishte ngarkuar ato në disa aplikacione celulare, raporton Orlando Sent inel.
Dokumentet që detajojnë hetimin e mashtrimit nuk janë publikuar nga Zyra e Sherifit dhe nuk ishin ende të disponueshme në dosjet gjyqësore.
Policët po hetojnë më tej nëse Ferreira ka kryer vepra të tjera në kohën e saj si oficere policie./m.j