Ndërsa në Tropojë janë vrarë 200 djem, familja që e ka paguar më shtrenjtë politikën përçarëse e gjakësore të inskenuar dhe realizuar prej Sali Berishës në këtë trevë është familja “Haklaj”. Me hapjen e kësaj çështjeje për herë të parë nga SPAK përpara disa javësh, informacione të ndryshme kanë rrjedhur nga dosja që ndodhet në “tavolinën” e drejtësisë së re. Lista me dëshmitarët që duhet të pyesë SPAK u publikua. Por ka dyshime nëse ajo listë është e vërtetë dhe pse u publikua. Hidhen hipoteza për ndërhyrje nga Berisha për shkak të panikut që e ka përfshirë pas hapjes së dosjes dhe frikës se do arrestohet si autor dhe ideator i vrasjeve në Tropojë nga dëshmitarët që mund të rrëfejnë krimet e tij në SPAK. Sipas Zylfie Haklajt, disa prej emrave që kanë dalë si dëshmitarë të disa ngjarjeve që kanë ndodhur në familjen e tyre nuk kanë asnjë lidhje me këtë çështje, madje sipas saj situata është dhe më e rëndë pasi disa prej tyre kanë ndërruar jetë. Jo vetëm kaq, Haklaj ngre alarmin pasi përveç kësaj situate, kjo listë nuk duhej të publikohej.
As në vendet më të sigurta dhe demokratike të botës, thotë Zylfia nuk ndodh një gjë e tillë, jo në Shqipëri ku drejtësia tani sapo ka filluar të bëjë hapat e parë. “Para disa ditësh u bënë publikë emrat e disa personave si dëshmitarë të disa ngjarjeve që kanë ndodhur në familjen tonë. U publikuan emra qe nuk janë fare dëshmitare të ngjarjeve tona. Normalisht dëshmitarët nuk duhet të publikohen. As në vendet më të sigurta dhe demokratike të botës, dëshmitarët nuk publikohen. Jo në Shqipëri ku drejtësia tani sapo ka filluar të bëjë hapat e parë. Por jo vetëm kaq, janë publikuar emra qe nuk ekzistojnë si dëshmitarë për familjarët tanë të dashur. Jemi të detyruar të reagojmë sepse njerëzit nuk duan t’ju dalin emri. Disa as që kanë qenë në vendngjarje, as nuk kane asnjë lidhje. Disa nuk jetojnë”, u shpreh Zylfie Haklaj në një reagim për gazetën “SOT”.
Aishe Haklaj ka ardhur nga Suedia dhe është paraqitur para pak ditësh në SPAK, ku u mor në pyetje nga prokurorët e Posaçëm. Ajo ka mbërritur në ambientet e SPAK rreth orës 08:30 e ndërsa dëshmia e saj ka zgjatur 12 orë. Kjo është hera e parë që Aishe Haklaj merret në pyetje në cilësinë e kallëzues për këtë padi. Ajo u mor në pyetje nga kreu i SPAK, Altin Dumani që është edhe prokuror i kësaj çështjeje dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini. E lodhur nga orët e gjata të dëshmisë por edhe për të ruajtur sekretin hetimor Aishe Haklaj nuk foli gjatë për mediat, edhe pse e kishte një falënderim të veçantë për të gjithë gazetarët. Ajo tha se familja e saj ende ka besim te drejtësia, dhe te dy institucionet e reja të sistemit SPAK dhe GJKKO. E pyetur për dhunimin e varreve të familjarëve të saj, Aishe Haklaj tha se nuk kishte dijeni për këtë ngjarje dhe interesimit të gazetarëve nëse do të pyeten edhe familjarë të tjetër iu përgjigj se nuk kishte dijeni. Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale që drejtoheshin dhe vinin në zbatim urdhrat e ish kryeministrit. Më konkretisht sipas padisë, pjesëtarë të këtij grupi kriminal ishin Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi, Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha, Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi.
Familja e Haklajve njihet jo vetëm në Tropojë, por në të gjithë veriun e Shqipërisë, si një nga familjet më të mëdha. Trazirat e vitit 1997, bënë që djemtë e kësaj familjeje, të bëheshin “bajraktarët” e gjithë Tropojës. Një nga djemtë e “Haklajve”, Fatmir Haklaj, në atë vit drejtonte policinë e Tropojës. Kjo periudhë është shoqëruar me vrasje të Fuqizimi i Haklajve në Tropojë, ka krijuar egoizëm në fiset e tjera në krahinë. Kjo nuk i pëlqeu “bajraktarit” të ri të Shqipërisë, ish-kreut të PD dhe presidentit Sali Berisha, po prej Tropoje. Për të rrëzuar këtë bajrak sundues në Tropojë, Sali Berisha hartoi dhe nisi zbatimin e skemës së përçarjes mes fiseve, duke vënë në objektiv fisin “Haklaj”, për të cilin thuhet se në 100 vitet e fundit, ka qenë fis më i dëgjuar e më dominues në kuvendet e burrave të Tropojës e Malësisë së Gjakovës. Kjo e “çmendte” Sali Berishën, i cili nga shërbëtor i përulur i ish “bajraktarit” Enver Hoxha e vartësve të tij, befas u bë “bajraktar” i Shqipërisë, duke zëvendësuar e imituar Enver Hoxhën. Ka mjaftuar “helmi” i hedhur prej Berishës, mes fiseve në Tropojë, duke akuzuar fisin “Haklaj”, për të nisur përçarja. Për këtë arsye, ata kanë nisur një luftë gjakatare me njëri- tjetrin, duke përdorur si shkas politikën tinzare “berishiane”, luftë e cila ka shkaktuar qindra viktima në Tropojë. Numri i djemve tropojanë, të vrarë vetëm në 16 vitet fundit, pas vitit 1997 është 200 persona./m.j