Një 16-vjeçar në Tepelenë është plagosur aksidentalisht me armë zjarri nga shoku i tij.
Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites rreth orës 10:20. I mituri me iniciale O.V. ndodhet në spital në gjendje jashtë rrezikut. Ai ka marrë një plumb në këmbë.
Sipas policisë, 16-vjeçari kishte shkuar në banesën e shokut të tij E.Gj. 16 vjeç. Ky i fundit dyshohet se e qëlloi aksidentalisht me pistoletën e babait të tij, që është punonjës policie në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka pezulluar nga detyra punonjësin e olicisë, inspektor T. Gj. dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nisur ndaj tij, hetimin disiplinor. Gjithashtu, AMP ka nisur hetimin administrativo-penal për këtë rast.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/s.f