18-vjeçari shqiptar nga Kosova, Admir Hoti ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Portogruaros të Italisë.
Mediat e huaja shkruajnë se dyshohet se asfalti i lagësht ka qenë shkaku që i riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës.
Në aksident janë përfshirë 2 makina “Fiat Grande Punto” e cila drejtohej nga 18-vjeçari shqiptar dhe një “Chevrolet” që po udhëtonte në drejtim të kundërt me “Fiatin”.
Si pasojë e përplasjes së mjeteve, makina tip “Fiat” me të cilin udhëtonin i riu shqiptar së bashku me babain e tij pasagjer, është ndarë më dysh.
Shoferi i “Chevrolet” ishte bllokuar brenda makinës, ndërsa 18-vjeçari shqiptar dhe babai i tij që ndodhej në sediljen e pasagjerit, kishin humbur ndjenjat. Fatkeqësisht për të riun, mjekët nuk mund të bënin asgjë.
Mediat shkruajnë se si pasojë e aksidentit, janë plagosur rëndë edhe 2 persona të tjerë.
Policia italiane po heton rrethanat e aksidentit.
/a.r