Nga Idlir Agaj
Të gjitha spekulimet rreth prcedurave te pranimit dhe konvertimit të diplomës së bachelorit në master dhe avokatia e dobët e Faktoje.al.
Ka dy probleme serioze mbi të cilat po spekulohet duke krijuar një kakofoni rreth shkollimit të Belind Këlliçit. E para është mënyra se si është pranuar, dhe e dyta konvertimi I bachelorit në master në Tiranë nga Minsitria e Arsimit e cila ka thyer standartet e saj me nduerhyrje politike.
Le ti zëmë me radhë. Në një përgjigje për Top Channel (https://www.youtube.com/watch?v=6q9g1D_7vFM&t=1s ) për rastin e Z. Këllici, Ministria e Arsimit është shprehur se “…Cikli i studimeve të arsimit të mesëm të lartë të kryer nga Z. Këllici, sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, në fushën e arsimit parauniversitat konsiderohet i papërfunduar, pasi dokumenti i përfundimit të arsimit të mesëm të lartë është diploma e maturës shtetërore që personi thuhet se nuk e disponon.”
Në formularin e njësimit të diplomës sic treguar nga Shqiptarja.com (https://shqiptarja.com/lajm/investigimi-2-thellohet-skandali-zbulohet-dokumenti-ku-belind-kellici-me-doren-e-tij-ka-genjyer-duke-deklaruar-se-ka-perfunduar-shkollen-e-mesme) pyetjes “Pragu i Pranimit: Tipi/niveli i diplomës mbi bazën e së cilës jeni pranuar në këtë program sturimi”, Z. Këllici i është përgjigjur “Përfundimi i Shkollës së Mesme”, Një fakt i provuar si i pa vërtetë.
Z. Këllici në daljet e tij është munduar të justifikojë këtë fakt duke përdorur argumenta të tipit “Duke qenë që Amerika njeh një system kreditesh pasi kam përfunduar të katërta vitet kam shkuarkam dhënë të gjitha testet që të kërkon sistemi i universitetit të Marylandit at ku kam ndjekur” apo në Shqipëri nuk ka patur diplomë shkolle të mesmë por vetëm dëftesë pjekurie.
Po a kërkon Amerika vetëm kredite sic pretendon Z. Këllici apo dhe përfundimin dhe pajisjen me diplomen e shkollës së mesme? Cila është dokumenti i përfundimit në Shqipëri ekuivalent me diplomën e gjimnazit të Amërkë? A kërkonte Coppin State University “Përfundimi i Shkollës së Mesme” apo vetëm një vërtetim notash për përfundimin e katër viteve të para të shkollës së mesme sic pretendohej nga Z. Këllici?
Në një artikull të datës 3 Mars 2022, Faktoje ka botuar (https://faktoje.al/coppin-university-i-pergjigjet-faktojes-per-diplomen-e-belind-kellicit/ ) rregulloren e dërguar nga Universiteti i Z. Këllici, i cili vetëm i ka referuar tek dokumentat që duhet të dorrëzoj aplikanti që vjen nga jashtë amerikë për pranim në këtë Universitet.
Pjesë nga rregullorja e pranimit në Coppin State University
Sic shihet Universiteti vetëm i referon tek rregullorja, ndërkohe Faktoje.al vendos të përkthejë pikën e parë të dokumentave që nevojitën dhe të nënvizojë vetëm fjalinë e fundit të kriterit dhe jo të gjithë kërkesën.
Pjesë nga artikulli i Faktojë.al
Dhe nga këtu del në këtë përfundim duke mbështetur kështu versionin e Z. Këllici:
Pjesë nga artikulli i Faktojë.al
SI QENDROJNËN REALISHT FAKTET
Ne disponojmë të plotë rregulloren e pranimit në Coppin State University ku qartësisht përcaktohet përfundimi (graduation) dhe diploma e shkollës së mesme (high school diploma) si kriter për pranimin në këtë Universitet. (https://www.coppin.edu/sites/default/files/pdf-library/2021-05/admissions_policies_emsa-adms-001.pdf)
Në lidhje me studentet ndërkombëtarë kjo rregullorë përcakton pikërisht atë që Faktoje.al ka cituar por keqinterpretuar.
Faktoje ka zgjedhur të nënvizojë vetëm fjalinë “Të dhënat duhet të merren për secilin nga katër vitet e fundit të shkollës së mesme ose pikët e nivelit të avancuar.” dhe nga këtu ka dalë në përfundim dhe keq informim duke zgjedhur të mos i japë rëndësi fjalisë së parë kysore e cila kërkon dhe “leaving certificate as they apply to the educational system in the student’s home country”.
Së pari kërkesa për vitet e marrjës së të dhënave ka një fjalë ku thuhet “për secilin nga katër vitet e fundit”. Z. Këllici sipas Shkollës Harry Fultz ka marrë vërtetim për katër vitet e para të gjimnazit dhe jo katër vitet e fundit, që do përfshinin dhe vitin e pestë që ai se ka kryer.
Po a duhen vetëm vitet dhe lista e notave (që Shkolla Harry Fultz pretendon që ka dhënë vetëm kaq) apo dhe përfundimi i shkollës së mesme? Atehërë pyetja shtrohet cfarë do të thotë “leaving certificate as they apply to the educational system in the student’s home country” ose për rastin tonë “certificatë/dokumenti e përfundimit, sic e aplikueshme në sistemin arsimor në Shqipëri”.
Sipas vetë Ministrisë tonë të Arsimit, dokumenti në fjalë është Diploma e Maturës Shtetërore ose Dëftesa e Pjekurisë, ato dokumenta që të mundësojnë të hysh në universitet në Shqipëri. Në përgjigjën ndaj Top Channël ajo është shprehur “dokumenti i përfundimit të arsimit të mesëm të lartë është diploma e maturës shtetërore që personi thuhet se nuk e disponon.”
“Dokumentat e përfundimit (school leaving documents) provojnë që ju kualifikoheni për të hyrë në universitet në shtetin tuaj ose në shtetin tek i cili po përfundoni shkollën e mesme.” është definimi konsistent nga Universiteti i Kalifornisë në Berkely. (https://apply.berkeley.edu/docs/required-docs-by-country.pdf ). Në rastine Shqipërisë për të hyrë në universitet kërkohej Dëftesa e Pjekurisë ose Diploma e Maturës.
“Përpara hyrjes, ju duhet të keni përfunduar shkollën e mesme dhe të keni fituar një certifikatë përfundimi që ju mundëson të pranoheni në një universitet në vendin tuaj dhe që është ekuivalent me një diplomë gjimanzi Amerikane” konfirmon edhe Universiteti i Michiganit – Dearborn. (https://umdearborn.edu/admissions/undergraduate/international-admissions/us-high-school-diploma-equivalent-credentials )
Edhe nga një kërkim i thjeshtë në google.com për “leaving certificate secondary school Albania” do të gjeni që kjo është pikërisht “Dëftesa e Pjekurisë/Diploma e maturës”. Pikërisht ai dokument që konfirmon përfundimin e shkollës së mesme dhe që i mundëson cdo shqiptari të hyjë në universitet në Shqipëri.
Pra kriteri për pranimin e studenteve është pajisja me Dëftesën e Pjekurisë për të hyrë në Coppin State University. Këtë Z. Këllici nuk e ka. A mund të futej ai dot në Universitet në Shqipëri me vetëm 4 vite të shkollës Harry Fultz dhe pa përfunduar shkollën e mesme, dhënë provimet e maturës dhe pajisur me Dëftësën e Pjekursië/Diplomën e Maturës (“Leaving Certificate”)? Kriteri në Sh.B.A. është a ke përfunduar shkollën e mesme që të mundëson të hysh në universitet në shtetin tend.
Definimi për studime në Gjermani: https://www.study-in-germany.de/en/plan-your-studies/requirements/entrance-qualification/
Edhe Gjermania e definojnë njësoj këtë kërkesë. “Në princip, ju duhet të keni kualifikimet e përfundimit të shkollës që ju mundësojnë të studioni në universitet në vendin tuaj.”
Definimi për studime në Itali: https://studyinitaly.esteri.it/en/Recognition-of-qualification
Po njësoj shteti Italian e definon “Leaving Certificate” si certifikata zyrtare e përfundimit të shkollës në vendin e origjinës. Ai “kualifikim që të mundëson hyrjen një një program të njghashëm akademik në vendin e origjinës”.
Po për ta verifikuarar po ju japim të qartë vetëm disa shëmbuj (se kudo qendrimi është i njëjtë) si pikërisht Dëftesa e Pjekurisë/Diploma e Maturës është pikërisht “Certificata e Përfundimit/Leaving Certificate” dhe equivalente në amerikë për “High School Diploma” dhe si rrjedhojë kushti për pranimin në Universitet njësoj si dhe në rastin e Coppin State University. Kjo provon që përfundimi dhe pajisja me diplomën e shkollës së mesme (ose ekuivalentja e saj në vendin e aplikuesit) është kusht për hyrjen në Universitet në Sh.B.A., ndryshe nga pretendimet e Z. Këllici.
Universiteti i Kalifornisë në Berkley (https://apply.berkeley.edu/docs/required-docs-by-country.pdf)
City University of Neë York (https://www.cuny.edu/admissions/undergraduate/apply/secondary/ )
San Francisco State University (https://future.sfsu.edu/secondary-school-credentials )
UA Little Rock (https://ualr.edu/admissions/international-high-school-credentials/ )
West Texas A&M University (https://www.wtamu.edu/webres/File/Student%20Support/International/HighSchoolRequirementsFreshmanISO.pdf )
University of South Florida (https://www.usf.edu/admissions/international/documents/country-flyers/albania.pdf )
Sa më lart provon qartë që Z. Këllici nuk e ka kriterin e vendosur nga Coppin State University për “leaving certificate as they apply to the educational system in the student’s home country” ose për rastin tonë “certificate e përfundimit, sic e aplikueshme në sistemin arsimor në Shqipëri”. Sic e pranuar nga Shkolla Harry Fultz dhe Ministria e Arsimit, ai nuk e ka përfunduar gjimnazin dhe nuk është pajisur me Dëftesë Pjekurie apo Diplomë Mature, e cila është ekuivalendja e Diplomës së Shkollës së Mesme në SH.B.A.
Një fakt tjetër interesant dhe që ngre dyshime të thella ka të bëjë me cfarë dokumentash ka aplikuar zoti Këllici për pranim në Coppin State University. Sipas rregullores se pranimit te publikuar nga Faktoje.al afati për aplikim në këtë universitet ka qenë 15 prilli. Shkolla Harry Fulz pretendon në letren e sajë që e ka pajisuar Z. Këllici vetem me Raportin Shkollor “në përfundim të klasës së 12-të”. Por kur viti shkollor 2005 përfundoi në fund të muajit maj dhe fillim të muajit qershor në shkollat shqiptare, me cfarë dokumentash ka aplikuar Z. Këllici për pranim në këtë universitet që në 15 Prill të vitit 2005. Kush ja ka lëshuar këto dokumenta? Dhe pse nuk janë cituar në shkresën e Shkollës Harry Fultz?
Një kriter tjetër i rregullores se pranimit te publikuar nga Faktoje.al është dhe Statusi i Visës për në amerikë. A mund të na thotë Z. Këllici me cfarë vize është larguar për në shtetet e bashkuara të Amerikës? Më vizë studentore F1 apo me vizë të përkohshme J1 si pjesë e programeve verore të Shkollës Harry Fultz?
Dyshimet thellohen dhe me tej nëse i referohemi formularit të aplikimit për në Coppin State University (https://ëëë.coppin.edu/sites/default/files/pdf-library/2021-05/undergraduate_admission_applicat ion.pdf ). Në këtë formular kërkohet të deklarohet “Ermi i Shkollës së mesme nga je diplomuar ose nga pret te diplomohesh”, “Date e përfundimit të shkollës se mesme ose data e pritshme e përfundimit” si dhe “Lista e klasa në vitin e fundit të gjimnazit”. Ai është përgjigjur Z. Këllici këtyre pyetjeve kur ka aplikuar në Universitet, të shtrojnë të njëjtën pyetje si në formularin e njësimit të diplomës ku ai është përgjigjur “Përfundimi i Shkollës së Mesme”?
Formulari i Aplikimit – Coppin State University
Investigimi ynë vazhdon edhe më tej. Coppin State University është pjesë Sistemit Universitar të Marylandit (https://www.usmd.edu/ ), që vetë zoti Këllici e përmendi. Është pikërisht ky Sistem që vendos kriteret minimale të pranimit që duhet të zbatojnë universitetet që janë pjesë e tij.
Lista e Shkollave pjesë e Sistemit Universitar të Marylandit
Sipas dokuemtave të shyrtura nga ne, Bordi Regjenteve ka vendosur kriteret minimale që duhet të plotësojnë Universitetet për pranimin e studenteve (Microsoft Word – III-4.00 – USM Policy on Undergraduate Admissions – Amendments for EPSL Presentation – AMENDED 6.17.22.docx (usmd.edu) ). Sic shihet përfundimi dhe pajisja me diplomë të shkollës së mesme është kriter i vendosur nga Bordi i Regjenteve për të gjithë universitetet. Sic treguam më lart, për rastin e Shqipërisë është Dëftesa e Pjekurisë/Diploma e Matuës.
Ne ju drejtuam me një kërkesë për informacion disa universiteteve të këtij sistemi përfshi dhe Coppin State University, nga i cili skemi marrë ende përgjigje.
Më poshtë po paraqesim përgjigjet e marra nga tre Universitete të këtij sistemi nese kërkohet diploma e shkollës së mesme për studentët ndërkombëtarë dhe ku konfirmojnë qartë kërkesën për përfundimin e shkollës së mesme.
Salisbury University përgjigjet si më poshtë vijon duke konfirmuar se “për pranimin në vitë të parë “në fund” kërkohet diploma e shkollës e mesme ose ekuivalentja.”
Të njëjtën përgjigje jep dhe Universiteti i Baltimorës, ku konfirmon që “duhet të kesh ekuivalentin e një diplome shkolle të mesme për tu kualifikuar për universitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Edhe Universiteti i Marylandit, Global Campus na përgjigjet që kriteri është “Përfundimi i shkollës së mesme nga një shkollë-jashtë Amerikës me kredenciale të vlerësuara si ekuivalentaja një Diplome Shkolle të Mesme në Sh.B.A.”. Ai shkon më tej dhe konfirmot kërkesën që pamë tek formulari aplikimit për në Coppin State Universityr, duke theksuar “Ju duhet të vendosni datën e përfundimit të shkollës së mesme në formularin e aplikimit për pranim.”
Kështu Belind Këllici pyetjes se cili është kriteri pranimit në Universitetin e tijë nuk ka gënjyer kur ka thënë “Përfundimi i Shkollës së Mesme”. Problemi qendron që ai nuk e ka përfunduar shkollën e mesme dhe nuk është pajisur më Certifikatë Përfundimi/Dëftesë Pjekurie sic kërkohet nga Universiteti i tijë dhe legjislacioni shqiptarë për të vazhduar studimet universitare në Shqipëri. Vetëm zbardhja e dokumentave të aplikimit të zotit Këllici dhe dokumentat e lëshuara nga Shkolla Harry Fultz, që duhen siguruar nga Ministria e Arsimit, do e zbardhin cfarë ka depozituar në këtë Universitet.
Deklarat e Z. Këllici që në universitet në Amerikë hyn po pate bërë katër vite dhe kreditet sic vërtetuar më lart është a pavertete edhe bazuar në kriteret e dërguara nga Coppin State University që ka në kriteret e pranimit për studentët ndërkombëtarë pajisjen më Certifikatën e Përfundimit/Leaving Certificate që për Shqipërinë është Dëftesa e Pjekurise/Diploma e Maturës dhe ekuivalentja e Diplomës së Shkollës së Mesme në Sh.B.A.
COPPIN STATE UNIVERSITY
Shpesh herë Z. Këllici krenohet se ka mbaruar “shkëlqyer në Amerikë”. Pak ditë më parë ai doli në një interviste me diplomën e këtij universiteti në kornizë me vete.
Po si renditet shkolla Coppin State University ku Z. Këllici ka dal ndër të parët e brezit të tij? Më poshtë po sjellim një artikull nga prestigjozja Washington Post (https://www.washingtonpost.com/local/education/coppin-state-university-moves-to-improve-its-loë-graduation-rate/2011/11/19/gIQAc6DnzN_story.html) të botuar pak vite pas përfundimit të studimeve të Z. Këllici.
Ky artikull fillon me “Pak universitete amerikane do e kishin kapjen e norme diplomimi prej 15% si pikë kthese (krenarie). Por për Coppin State University, 15% është dy pikë më shumë se një vit më parë – një tentative e parë për të dalë nga kjo gropë norme diplomimi. Coppini, një institucion historikisht për të zinjtë themeluar në 1900 dhe që në të kohë quhej Shkolla e Mesme e Baltimorës për njerëzit me Ngjyrë, ka normën më të ulët të diplomimit nga cdo universitet tradicional publik në Maryland.” Pra nga 100 studentë që hynë në vitin e parë vetëm 15 prej arrijnë të diplomohen brenda 6 viteve, dhe jo 4 vite që është kohëzgjatja.
Më tej artikulli vijon me “Coppin-i ka normën më të ulët të diplomimit në sistemin universitar pjesërisht sepse tërheq studentët më pak të përgatitur. Nxënësit e zinjë më të mirë nga shkollat e Baltimorës tërhiqen nga Universiteti i Marylandit ose Universiteti i Marylandit Baltimore County. Tre cereku i atyre që hynë në Coppin State University kanë nevojë për ndihme akademike.” Pra tre në katër student të këtij universiteti janë me probleme akademike.
MUNGON CV AKADEMIKE
Por skandalet ka mundësi që nuk përfundojnë këtu. Nëse i rikthehemi dosjes së aplikimit për njësimin e diplomës do të vërejmë një fakt interesant. Kjo dosje që Shqiptarja.com e ka publikuar (https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/64450bf14416fdokument_001.pdf ) ka një mungesë thelbësore në të.
Në këtë formular kerkohet pika C e cila nuk është pjesë e dosjes së sjellë nga Ministria e Arsimit. Në këtë pjesë të detyrueshme Z. Kellici duhet të rendiste kualifikimet akademike duke filluar nga gjimnazi. Pra duke thenë kur e ka e filluar gjimnazin, kur e ka përfunduar dhe cilin kualifikim ka përfituar në përfundim të tijë.
Nëse ska qenë pjesë e dosjes atëherë komisioni nuk duhet ta njësontë diplomën sepse nuk plotëson kërkesat ligjore. Nëse ka qenë prap Komisioni dhe/ose Z. Këllici duhet të përgjigjen për përmbajtjen e kësaj CV dhe vlerësimin e saj. Ftojme Ministrinë e Arsimit të na e sqaroj këtë rast.