Një tjetër incident detar ka ndodhur në Adriatik rreth 15 milje larg bregdetit të Durrësit.
Korrenspondentja e Klan News në Durrës, Enkeleda Arapi raporton se peshkarexha “Perëndesha” dhe veliera “Blue Moon” me flamur anglez janë përplasur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm në det të hapur.
Në peshkarexhë ndodheshin 5 persona, ndërkohë që në velierën e vogël ishte një çift britanik.
Fatmirësisht nga incidenti detar nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Brenda më pak se 24 orëve ky është incidenti i dytë detar në gjirin e Durrësit, pasi atij të regjistruar një ditë më parë, kur peshkarexha “Elton 1” u godit nga trageti i linjës Durrës-Bari. Tre persona që ndodheshin në peshkarexhë u shpëtua nga mjeti lundrues i Policisë Kufitare.
/a.r