Rritja e pagave në sektorin e mjekësisë është vlerësuar nga bluzat e bardha. Në një video të publikuar nga Kryeministri Rama në Facebook, mjekët e spitaleve të Shkodrës, Pukës, Matit, Kurbinit, Tropojës, Kukësit dhe Dibrës shprehen të vlerësuar me këtë rritje.
“Si mjeke e re specialiste ndihem e motivuar të punoj në një spital me kushte optimale dhe me një pagë që vlerëson profesionin tonë”.
“Rritja e pagave një lajm shumë i mirë, sidomos për mjekët specialistë të rinj të cilët nisin rrugëtimin e tyre me një motivim më shumë”.
“Tashmë kemi mundësinë të ofrojmë shërbimin tonë jo vetëm në kushte bashkëkohore, por gjithashtu që përkushtimi ynë të vlerësohet edhe me pagën e re”.
“Ndihem e vlerësuar dhe e motivuar që të punoj këtu”.
“Jemi shumë të kënaqur për ngritjen e rrogës që është bërë nga qeveria jonë”.
“Për mua është një lajm shumë i gëzueshëm, rritja që qeveria Rama bëri së fundmi për pagat në mjekësi”.
“Jemi shumë të lumtur dhe të gëzuar për rritjen e pagave që bëri Kryeministri”.
Për mjekët specialistë, paga u rrit me 50 mijë Lekë të reja në muaj.
/a.r