Deputeti socialist Pandeli Majko, ka rrëfyer një moment në sy të kryeministrit Edi Rama, lidhur pikërisht me nënën e tij Anetën..
Në këtë valë debatesh për luftën e brendshme të Partisë Socialiste, ku Ben Blushi është vetëshpallur rivali kryesor i Ramës për të garuar për kryetarin e PS-së, Majko ka treguar dje se sa ka ndryshuar gjatë këtyre viteve kryetari aktual.
Teksa kanë prezantuar anëtarësimet e reja në njësinë numër 5 në kryeqytet, Majko i tha Ramës se kjo njësi nuk e mbështet si kryeministër, por si Ed, dhe më tej vijoi me këtë rrëfim të shkurtër.
“Një ditë tek pija kafe me nënën e Edit, zonjës Aneta, e cila më pyeste se si po drejtonte dhe çfarë raportesh kishte me kolegët në parti, ajo më thotë: ‘Pandi, më thuaj nëse Edi bën ndonjë gabim në punë e sipër apo në marrëdhëniet me njerëzit’.
Unë i thashë se që nga dita që ka ardhur në PS ka ndryshuar, nuk është më ai që ka qenë, u martua, u bë përsëri baba…
Aneta e entuziasmuar më tha: ‘Ta dija që Edi do bëhej kaq i mirë, do ta fusja në Partinë Socialiste që 14 vjeç”, tregoi Majko.