Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar për verifikim të thelluar në Prokurori pesë kandidatë për Këshillin Bashkiak që janë futur në zgjedhjet vendore të 14 majit. KQZ i ka dërguar në Prokurori që të bëhet hetim i thelluar për formularin e vetëdeklarimit.
KQZ vendosi për dërgimin në Prokurori për subjektet vetëdeklaruese Dedë Pali, kandidat për anëtar i Këshillit Bashkiak i Partisë Konservatore në Tiranë. Erin Gjoni, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Social Demokrate” për Bashkinë Lezhë. Mark Nika, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga “Partia Bindja Demokratike” për Bashkinë Elbasan.
Dejson Kuqja kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet” për Bashkinë Shijak
Qazim Bici, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet” për Bashkinë Shijak.
/s.f