Momenti kur shefit të Volkswagen-it i gjuajnë me një copë tortë u kap në kamera. Ngjarja ndodhi të mërkurën, gjatë një takimi me aksionerët e kompanisë gjermane të prodhimit të automjeteve.
Gjatë takimit të hapur në sallë ishin disa aktivistë të cilët i ndërprenë disa herë fjalën Hans Dieter Poetsch. Njëri prej tyre e goditi me një copë tortë, por siç shihet edhe nga pamjet, ai arriti të shmangej me mjaft mjeshtëri.
Sipas Reuters, aktivistët po protestonin kundër fabrikës së prodhimit të makinave të ngritur në Kinë, konkretisht në rajonin Xinjiang, ku jeton minoriteti ujgur, për të cilët regjimi në Pekin akuzohet se shkel të drejtat e njeriut.
https://www.youtube.com/shorts/K9aW4oNT4qI
/s.f