Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se shpërndante në zona të ndryshme të kryeqytetit lloje të ndryshme droge.
Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet K. B. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën 49-vjeçarit, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, kanabis, ekstazi, si dhe sasi vaji kanabisi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/s.f