Presidentja Vjosa Osmani ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu kanë një pasuri të paluajtshme në shifrën e 970 mijë e 760 euro.
Këtë vit, ata kanë blerë një “banesë” e cila kap shifrën prej 520 mijë euro dhe është regjistruar në emër të Prindon Sadriut.
Siç është deklaruar në APK, ky banim është blerë nga shitja e një shtëpie në Australi që isthe në pronësi të z. Sadriu, shitja e shtëpisë së prindërve, kursime dhe nga hua familjare.
Te pasuria e luajtshme është deklaruar vetëm një veturë Mercedes Benz e blerë në vitin 2022 dhe që ka vlerë 12 mijë euro, pergatiti TEMA.