Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral në Mamurras së bashku me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë,” për Bashkinë Kurbin, Behar Haxhia.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ka ripërsëritur thirrjen për kryesocialistin Edi Rama, të cilin e riftuar në debat publik.
Sali Berisha: Nuk del dot në debat, i them hajde zotëri të dalim në debat bashkë se kemi detyrim ne ndaj qytetarëve dhe të ju themi qytetarëve që ja jemi këtu. Ai nuk del dot. Edhe mbrëmë e ftova, dhe sot e ftoj të vijë këtu në Mamurras dhe të dalim para jush, por nuk del dot ai se baxhanaku i tij ka fituar 100 e sa tendera që me ligj nuk duhet të marrë pjesë në tendera.
Gjatë fjalës së tij, Berisha i ka thënë kryeministrit Rama se pas datës 14 maj do t’i ketë muajt e numëruar pasi sipas tij, kryesocialisti Rama nuk meriton të jetë asnjë ditë në pushtet teksa e akuzon për vjedhje.
Sali Berisha: Pas 14 Majit do t’i kesh muajt shumë të numëruar dhe ja ku janë të gjithë. Edi do i kesh në Tiranë se nuk meriton të jesh asnjë ditë në pushtet me këto vjedhje që ke bërë dhe me këtë shkretim që i ke bërë Shqipërisë. Atë e pret miku Charles McGonigal dhe hekurat pa asnjë diskutim bashkë me të. Por para se të vijë dhe ta marrin, t’i japim duart ne dhe dorën e parë t’ia japim duke votuar njëshin./m.j