Deputeti i Partisë Socialiste, Armando Prenga, në një letër dërguar Kuvendit deklaron se “vetëpezullohet nga Parlamenti derisa gjykata të japë një vendim” për çështjen e tij.
Vendimi i Prengës vjen në kohën kur Partia Demokratike ka vendosur si kusht për mosbllokimin e Kuvendit pikërisht heqjen e mandatit të deputetit të Lezhës.
Prenga u arrestua për ngjarjen e ndodhur në komisariatin e Lezhës, ku dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa personave të fisit Cali. Konflikti dyshohet se ka nisur për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut.
Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje.