Kryesocialisti Edi Rama gjatë takimit me qytetarët e Gjirokastrës ka komentuar edhe premtimin e bërë nga Adil Xhelili, kandidati i koalicionit Meta-Berisha për bashkinë e Libohovës i cili është zotuar për shërbim funeral falas nëse zgjidhet kryebashkiak.
Rama ironizoi premtimin e Xhelilit duke thënë se ky i fundit ishte gati të varroste gjithë Gjirokastrën.
“Kemi një në Libohovë që është gati t’ju varrosë të gjithëve. Thotë më jepni votën të varros gjithë Gjirokastrën.
Të gjitha falas i keni me ta, po e dini shumë mirë ca vjen pas asaj falas, jo t’i keni falas po mos të të lënë as të varrosesh rehat”-tha Rama./m.j