Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretarit të kësaj ministrie Alqi Bllako dhe 7 të pandehurve të tjerë, që procesi ndaj tyre të vijojë me gjykim te shkurtuar.
Në rast se ata gjenden fajtor nga gjykata, do të përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën.
Ndërsa për Etleva Kondin, procesi do të vijojë me gjykim të zakonshëm dhe çështja u veçua.
Seanca e radhës ku SPAK do të lexojë pretencën do të zhvillohet me 18 maj ora 09:00.
Kërkesa për gjykim u lexua nga prokurori Arben Kraja ndërsa i pranishëm ka qenë dhe prokurori Klodian Braho.
GJKKO rrëzoi dhe kërkesën për bashkimin e çështjes me atë të Inceneratorit të Fierit.
Sipas SPAK, koka në cilesinë e ish-ministrit ka përfituar rreth 3.7 milione euro rryshfet nga tre administratorët e kompanisë “Albtek Energy”, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja për dhënien me koncension dhe ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit.
/s.f