Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, ka lançuar sot krijimin e Këshillit Euroatlantik, një organ këshillimor pranë Partisë Demokratike.
Alibeaj u shpreh se një nismë e tillë do ta kthejë PD në një alternativë qeverisëse për të nesërmen.
Fjala e plotë:
Sot është një ditë e rëndësishme për mua personalisht, për Partinë Demokratike , për rrugën tonë të përbashkët dhe të ardhmen e kësaj partie. Sot ,ne ndërmarrim një nismë , e cila është një hap tjetër për të garantuar ecurinë e Partisë Demokratike drejt vlerave dhe parimeve për të cilat ajo u formua dhe mbi të cilat do të vazhdojë rrugëtimin e saj politik edhe në të ardhmen.
Një nismë ,e cila do t’i shërbejë Partisë Demokratike në sfidat dhe betejat politike që ajo ka përpara në funksion të një Partie më të fortë, më të sigurt dhe më të bindur drejt të ardhmes së saj. Për t’i dhënë Shqipërisë një të djathtë moderne, një forcë politike që ka në themel të saj lirinë, shtetin e së drejtës dhe demokracinë, që ka në themel të saj vlerat perëndimore dhe euroatlantike. Një Parti Demokratike pra, që do të jetë padyshim alternative qeverisëse e së nesërmes dhe për të cilën Shqipëria ka kaq shumë nevojë.
Për të gjitha këto arsye, me qëllim realizimin e objektivave tona të përbashkëta, në cilësinë e Kryetarit të Partisë Demokratike dhe kompetencave që më jep statuti i saj, kam kërkuar formimin dhe ngritjen e një organi këshillimor, i cili do të quhet Këshilli Euroatlantik pranë Partisë Demokratike.
Këshilli do përbëhet nga këta anëtar :
1. Edmond Trako –Deput i PD ne legjislaturen e pare
2. Eduard Prodani –Stundet i Dhjetorit, bashkethemelues i forumit rinor te PDSH
3. Fatos Hoxha –ish-deputet i PD 2009-2013
4. Gjergji Hani –ish i denuar politik ne moshen 16 vjecare ne 1985
5. Marcel Hila –Aktivist i deges se Partise Demokratike Shkoder qe ne vitin 1990
6. Neli Demi –psikiater, terapist
7. Nevila Nika – Profesoreshe , historiane , ish-drejtoreshe e Arkivit të shtetit
8. Omer Stringa –profesor i ekonomise, ish-dekan i fakultetit ekonomik
9. Preç Zogaj –themelues i Partisë Demokratike, drejtor i gazetes se pare opozitare RD.
10. Rushdi Keci –profesor, ish Prefekt i Tiranes
11. Vasil Gjika –ish deputet i PD-se ,92-96
Gjej rastin ti falenderoj personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike për pranimin e ftesës dhe thirrjes time për ti dhënë një dorë me kontributin dhe autoritetin e tyre publik rrugëtimit politik të Partisë Demokratike. Sigurisht kjo është një listë e hapur , dhe kushdo që dëshiron nga personalitetet publike shqiptare dhe që e gjenë veten brenda vlerave që mbart Partia Demokratike mund ti bashkohet kësaj nisme. Kryetar i Këshillit Euroatlantik me konsensusin e të gjithë anëtarëve, me pozicionin primus inter paris ( I pari midis të barabartëve) do të jetë zoti Prec Zogaj.
Ky këshill, do të ketë funksion këshillimor për sa i përket vendimarrjeve, linjës dhe orientimit politik të Partisë Demokratike. Gjithashtu Këshilli dhe anëtarët e saj do të kenë autorizimin e Partisë Demokratike të shpërndajnë kudo që munden, në media, ne forume apo tavolina të ndryshme diskutimesh vlerat e Partisë Demokratike, kauzat e saj politike dhe orientimin e saj properëndimor.
Të gjithë anëtarët e këtij Këshilli janë personalitete dhe autoritete të rëndësishme në profesionet e tyre dhe në jetën publike. Me një kontribut të vecantë kudo që ata kanë ushtruar aktivitetin e tyre profesional , kanë ditur të shquhen për integritetin, moralitetin dhe ndershmerinë personale dhe profesionale. Për këto tipare ky Këshill është në nderin e Partisë Demokartike por edhe jetës publike shqiptare në tërësi. Të gjithë anëtart tij, kanë një kontribut të vecantë për Partinë Demokratike dhe të djathtën shqiptare si themelues të saj, apo si kontribues gjatë 33 viteve që ekziston Partia Demokratike. Ata janë qëndrestar të vlerave që kjo parti mbart, të vlerave për të cilat kjo parti u krijuar dhe të vlerave të cilat janë gjeneza e kësaj partie.
Jam I bindur se secili prej anëtarëve të Këshillit Euroatlantik do të jetë një vlerë e shtuar në rrugëtimin e të ardhmes politike të Partisë Demokratike.
Përvec vlerave të tyre profesionale dhe personale, përvec kontributit që kanë patur ndër vite për Partinë Demokratike , Këshilli ka dhe një tipar të përbashkët shumë të rëndësishëm për Partinë Demokratike. Të gjithë, pa përjashtim, janë të bindur për orientimin properëndimor të Partisë Demokratike. Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleanca me Britaninë e Madhe dhe Europën janë kushti thelbësor i vetë ekzistëncës të Partisë Demokratike. Ky është një kusht i panegocueshëm për ne të gjithë dhe Partinë Demokratike.
Në momentin kur ne të gjithë kujtonim se kjo aleancë me perëndimin e Partisë Demokratike ishtë e patkhyeshme, ishte pothuajse e shenjtë për ne dhe Shqipërinë, kohët e fundit ka një tendencë për ta zhvlerësuar, për ti ulur rëndësinë dhe për ti thënë shqiptarëve se ne mund të bëjmë dhe pa të. Në krye të kësaj levizje qëndron pikërisht ish kryetari i kësaj partie Sali Berisha. I cili I shpallur non grata nga shba dhe britania e madhe, në vend që ta menaxhonte I vetëm këtë konflikt, ashtu sikurse do të ishte mirë për të gjithë, kërkoi që të marrë me vete në këtë rrugë të izolimit ndërkombëtar Partinë Demokratike. Parti e cila në 33 vite ka patur të sanksionuar në statutin e saj aleancën dhe bashkëpunimin e ngushtë me shtetet e bashkuara.
Por ne jemi këtu sot, pikërisht për të thenë dhe bërë të kundërtën, ne jemi këtu sot për theksuar edhe njëherë fort dhe qartë që nuk do të ekzistojë kurrë një force e djathtë në konflikt me shba-në dhe perëndimin. Ne jemi të bindur se interesi i Partisë Demokratike dhe I Shqipërisë është rrugëtimi krahë për krahë me shban dhe europën. Ne jemi këtu sot për të thënë fort dhe qartë se askush që është I shpallur non ngrata nga ShBA dhe Perënidmi nuk ka vend në këtë parti . Ky është një kusht I panegociushëm për ne. Ashtu sikurse kemi mbajtur qëndrim per non gratat e Partisë Socialiste, njësoj do të mbajmë qëndrim edhe për non gratat e krahut tonë politik.
Alenca me ShBA-në dhe Perëdinimin nuk është një gjë abstrakte, ashtu sikurse po mundohen tu thonë shqiptarëve politikanë të caktuar, të cilët janë duke krijuar lëvizje antiamerikane dhe antiperëndimore në Shqipëri. Aleanca me Perëndimin do të thotë më shumë liri, më shumë demokraci dhe më shumë zhvillim për qytetarët shqiptar.
E Pikërisht për këtë arësye, përvec këshillimit politik për cështje të ndryshme që do shërbejë Këshilli Euroatlantik pranë Partisë Demokratike, ai do të jetë dhe një mesazh për shoqërinë shqiptare, një frymë të cilën ne duam ta përcjellim te opinion publik dhe sidomos tek të rinjtë shqiptar, se orintimi perendimor I Partisë Demokratike dhe I Shqipërisë është e vetmja rrugë e cila sjellë të ardhme të sigurtë dhe prosperitet për shqiptarët. Cdo rrugë tjetër, që kërkon aleanca të kundërta nga ato me shban dhe perëndimin, është një rrugë ogurzezë dhe me qëllime të errta të cilat ne I refuzojmë me vendosshmëri dhe do ti refuzojmë gjithmonë.
Dhe njëhër ju falenderoj të gjithë për pranimin e ftesës sime per tub ere pjese e ketij Keshilli. Jam I sigurtë që do të jetë një bashkëpunim i frytshëm në interes të Partisë Demokratike dhe të ardhmes së saj./m.j