Disa adoleshente në Durrës kanë vjedhur xhiron ditore të një marketi.
Dy prej tyre kanë hyrë për të blerë diçka, duke hutuar shitësen, së cilës i kërkojnë ndihmë.
Më pas, një i tretë ka vjedhur paratë në kasë.
Duket plan i zgjuar, por me një mangësi “të vockël”: Djemtë nuk kanë marrë parasysh kamerën e sigurisë, e cila ka filmuar gjithçka.