Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha po bën fushatë kundër SHBA-së e jo kundër kundërshtarëve të tij politik socialistë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu theksoi se Berisha më shumë flet ashpër kundër ambasadores amerikane Yuri Kim sesa kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.
Aq rëndë është situata në Shqipëri, sa disa individë që janë të dhjerë deri në grykë, duan të vishen në petkun e sovranitetit. Po si mund të jesh sovran kur i ke hequr të mbathurat Shqipërisë, e ke bërë Shqipërinë një vend që është pa avion, pa tren, pa tanke, pa armatime, ke hapur depot.
Spahiu përfundoi duke thënë se nuk e kupton faktin se si mund të bësh fushatë kundër Yuri Kim e jo kundër Veliajt.
/s.f