Kryebashkiaku i Odesa në Ukrainë, Hennadi Trukhanov është vënë në pranga nga policia me urdhër të prokurorisë së Urainës, pas një hetimi për korrupsion.
Në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, prokurorët thanë se Trukhanov do të mbahet nën arrest për 60 ditë për mospagimin e kushtit prej rreth 30 milionë hryvnias (rreth 830,000 euro).
Kryebashkiaku akuzohet për përvetësim të 92 milionë hryvnias. Ai u shpall i pafajshëm nga akuzat në vitin 2018, por një hetim i ri filloi kundër tij në vitin 2021 pasi ai bleu një ndërtese në një fabrikë të vjetër në Odessa, shkruajnë mediat e huaja.
Trukhanov u zgjodh kryebashkiak i këtij qyteti të madh të Detit të Zi në vitin 2014. Në vitin 2017, ai u hetua për përvetësim, një akuzë që ai e mohon.