Djali i një prej profesorëve më të njohur të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, Fatmir Mema është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Një sëmundje e rëndë kërkon trajtimin emergjent të tij në Itali, trajtim që nuk mund të përballohet nga familja Mema, çka ka bërë që kolegët e tij të apelojnë për ndihmë.
Ja cfarë kanë shkruar kolegët e profesorit
Një pjesë e lexuesve e njohin profesorin e Fakultetit Ekonomik, Profesor Fatmir Memaj. Për fat të keq, djali i tij i vogël vuan nga një sëmundje e rëndë dhe ndodhet në një situatë kritike për jetën. Ai duhet të cohet për kurim (kimio+transplant) brenda ditës së enjte të kësaj jave në Itali. Më poshtë po ju percjellim një email, i cili është shpërndarë nga kolegët e Profesor Fatmirit në Fakultetin Ekonomik.
Të dashur miq! Sikurse të gjithë e dimë dhe kemi mësuar për gjendjen shëndetësore të Aleksit djalit të vogël të Profesor Fatmirit. Situata është mjaft kritike dhe nëse nuk cohet për kurim (kimio+transplant) brenda të enjtes së kësaj jave (25.02.16) në Itali shancet… Nuk është një iniciativë e imja por e gjithsekujt prej nesh pasi kush më shumë e kush më pak ka një miqësi përtej kolegut me “Faten” e pafat në këtë rast. Duhet të kontribojmë dhe të reagojmë brenda këtyre dy ditëve. Edhe me Rektorin kemi konkluduar që këtë fushatë ta nisim nga Ekonomiku dhe më pas nësë do jetë e nevojshme ta përcjellim në cdo fakultet të UT e cdo Universitet të Vendit. Kemi marrë kontakte me biznese, miq të profesorit dhe të tjerë të njohur dhe gjithëkush prej jush mund të konsumohet…Nga premtimet serioze me ministra e filantropë shpresojmë të bëhet dicka por “burokracitë” po na marrin kohë, e kështu koha nuk pret që të presim akoma! Profesor Fatmiri dhe Jola kanë vedosur që të enjten privatisht ta nisin për në Itali dhe sot janë mbyllë pothuaj procedurat për ta transferuar në spital në Pisa Itali! Parametrat e djalit nga sot janë në rënie dhe spitali këtu (Dr.Anila Godo) nuk do e lejojë pas të enjtes të lëvizë. Në këto kushte emergjenca nuk pret. Operacioni është në vlera shumë shumë të larta nga 300500 mijë euro.Një vlerë absolutisht e papërballushme nga cdo gjë që mund të shesi prof Fatmiri (gjithcka po e nxjerr në shitje)./shqiptarja.com
Më poshtë të dhënat Bankare:
Donacion për Aleks FATMIR TOMOR MEMAJ
Banka: BKT NR LLOG 403079203
IBAN Leke AL7220511038079203CLIDCLALLA
IBAN Euro AL2720511038079203TIMDEPEURA
IBAN Usd AL7120511038079203TIMDEPUSDA
IBAN Chf AL6620511038079203CLIDCFCHFM SWIFT NCBAALTXXX