34-vjeçari ishte fshehur në shtëpinë e një gruaje në Shkodër pasi e kishte kërcënuar atë. Gazetarja Emi Kalaja solli këtë të enjte detaje nga dëshmia e saj në polici.
Autori Lekë Vuksani e njihte atë pasi zonja në fjalë ishte fqinje me vëllain e tij. Ajo është habitur kur ai i ka shkuar me armë. Nga errësira dhe nga frika ajo nuk ka reaguar.
Megjithatë, në polici gruaja ka thënë se Lekë Vuksani ka shfaqur një sjellje normale. Ajo e ka parë atë duke komunikuar me familjarët dhe duke i treguar vendndodhjen, çka ka bërë lokalizimin e tij.
“Njihte vëllain e autorit sepse ishte fqinj aty. Është habitur kur ai ka shkuar me armë. Megjithatë ka thënë që nuk do të bëjë gjë nëse ajo nuk flet. Ka qenë errësirë dhe nga frika ajo nuk ka reaguar pavarësisht se siç ka theksuar edhe në polici, Lekë Vuskani, autori i ngjarjes së rëndë ka pasur një sjellje krejt normale ndonëse ka qenë i armatosur.
Me zonjën në fjalë nuk ka pasur asnjë përballje të themi përveç faktit që i ka kërkuar që të qëndrojë aty. Frika nuk e ka lejuar zonjën që ta denoncojë në polici. Ajo ka sqaruar që vetë Vuksani është parë duke komunikuar me të afërm duke treguar vetë edhe vendndodhjen ku ishte. Ndaj edhe policia ka mbërritur vetë në banesën e zonjës dhe ka ndaluar autorin”, raportoi gazetarja.
Edhe familjarët e tjerë të Vuksanit janë shprehur se ai nuk e ka fikur celularin në asnjë moment.
/s.f