Për publikun shqiptar, dhuna në familje nënkupton kryesisht dhunën që ushtrohet ndaj grave qoftë ajo fizike apo psikologjike.
Por kohët e fundit në Pogradec, ky perceptim ka ndryshuar, pasi janë shtuar rastet kur edhe burrat po denoncojnë dhunën që ushtrohet ndaj tyre, madje janë lëshuar edhe urdhra mbrojtje për burrat e dhunuar.
Por edhe pse ka denoncime, ekspertët mendojnë se rastet e kësaj dhunë janë shumë herë më të larta nga ato që raportohen.
Sipas koordinatorit kundër dhunës në familje dhe barazisë gjinore, dhuna e ushtruar ndaj burrave është kryesisht psikologjike dhe ndryshe nga gratë që për raste të tilla kanë edhe qendra këshillimi, për burrat ende nuk një shërbim të tillë në qytetin e Pogradecit.
Në harkun kohor të një viti në Pogradec janë regjistruar 7 raste, kur burrat janë pajisur me urdhra mbrojtje. Ndërsa për të njëjtën periudhë janë gati 10-fish më të larta rastet kur gratë kanë marrë urdhra mbrojtje.
/a.r