Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar, pasi akuzohet se ka rrahur një 16-vjeçar grek i cili kishte veshur fanellën e PAOK-ut, skuadër futbolli në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00 në zonën e Sarada Ecclesias të Selanikut.
Sipas dëshmitarëve okularë, i mituri është dhunuar nga shqiptari dhe një bashkëpunëtor me shqelma dhe grushta pasi kishte veshur një fanellë me logon e skuadrës kundërshtare. Pasi e kanë rrahur e kanë lënë të gjakosur në asfalt dhe kanë ikur.
Dëshmitarët që kanë vënë re ngjarjen dhe kanë dëgjuar zërat e të riut kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën, ndërsa 16-vjeçarin e kanë dërguar në një farmaci aty pranë, ku ka mjekuar plagët./m.j