Ministria e Drejtësisë konfirmon dërgimin e letërporosisë në Kenia lidhur me vdekjen misterioze të Joy Ayokos, ndërsa po pritet përcaktimi përfundimtar i shkaqeve të vdekjes.
Në Shqipëri, janë caktuar 3 ekspertë që po merren me zbërthimin e akt-ekspertizës rreth dinamikës së ngjarjes dhe plagëve në trupin e të resë nga Kenia.
Deri tani ende nuk konfirmohet përftimi i ndonjë elementi me vlerë dhe përcaktues nga kontaktet e viktimës me persona të dyshimtë të përfshirë në ngjarje.
Pavarësisht mos përjashtimit të asnjë versioni, ata besojnë se Ayoko ka rënë nga lartësia në vendin ku është gjetur, por shtojnë se është mjaft e vështirë të përcaktohet nëse është shtyrë, ka qenë incident nga pakujdesia e të resë apo veprim në kushtet e ekstremitetit që viktima ta ketë marrë vetë. Por edhe në këtë rast, hetuesit përfshijnë në versionet e mundshme, që e reja të jetë nxitur ta kryente një veprim të tillë.
/s.f