Një punonjës policie është vënë në pranga në Qarkun e Korçës.
Burime nga policia bëjnë me dije se shefi i postës së Policisë Pustec, nënkomisar Spartak Fejzaj është kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit.
Po ashtu, ai është përfshirë në një aksident rrugor me një autobus.
Mësohet se nga AMP po kryhen hetime në lidhje me këtë ngjarje, pasi dyshohet se ka punonjës të qarkullimit të cilët kanë dashur të fshehin ngjarjen.
Materialet i kaluan prokurorisë Korçë për veprime të mëtejshme.
/s.f