Denoncimi i rasteve të dhunës në familje nuk kanë të sosur. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku është dhunuar rëndë nga vjehrri i saj një vajzë e re 20-vjeçare.
54-vjeçari me inicialet Sh.K. ka dhunuar rëndë me grushte nusen e djalit të tij, 20-vjeçaren me inicialet Xh.K.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën në rrugën “Fadil Hadushaj” ku vajza jetonte me bashkëshortin së bashku me prindërit e tij.
54-vjeçari ka shkuar në gjendje të dehur në shtëpi, dhe ka nisur të dhunojë vajzën e re në mënyrë brutale.
Ai e ka goditur disa herë më grushte, derisa kanë ndërhyrë familjarët e tjerë.
Mësohet se për 20-vjeçaren është plotësuar urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes, ndërsa dosja hetimore në ngarkim të vjehrrit të saj ëhstë referuar në Prokurorinë e Tiranës.