Dy adoleshentë janë vënë në pranga në Fier pasi shisnin lënë narkotike kanabis, në doza.
Të rinjtë, 18 vjeçari M. B., dhe 17 vjeçari S.Y., bashkëpunonin për shitjen në doza të kanabisit, në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit.
Nga kontrollet e Policisë, përveç një sasie lënde narkotike, atyre iu gjetën fishekë luftrak, shkop metalik si i Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier , për veprime të mëtejshme.
/a.r