Media ndërkombëtare BBC ka raportuar për vrasjen e Ardian Nikulajt në 19 prill në biznesin e tij në Shëngjin. BBC shkruan se të 4 të arrestuarit, Steven Hunt, 49 vjeç, Thomas Mithan, 35, Harriet Bridgeman, 27 vjeç, nga Bristol dhe shqiptaro-britaniku Edmond Haxhia, 37 vjeç u paraqitën në Gjykatën e Magjistraturës së Westminster të shtunën për procedurat e ekstradimit ku u lanë në paraburgim. E ndërsa, po sipas gjigandit britanik, ato do të paraqiten sërish në gjykatë të premten.
Ardian Nikulaj u vra në 19 prill teksa ishte duke pirë kafe në lokalin e tij “CORAL” në Shëngjin. Ekzekutori është portugezi Ruben Saravia (në kërkim) me porositës dhe organizator, Edmond Haxhia. Referuar njoftimit të policisë, vrasja erdhi për motive gjakmarrjeje, pasi Nikulaj ishte në hasmëri me fisin Palaj (Lekstakaj).
Nikulaj njihej si një biznesmen ndërtimi në zonë, ndërsa ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021.
/a.r