Kur jeni kaps, ju mund ta kaloni problemin, duke bërë disa ndryshime në mënyrën e të ushqyerit. Diçka e tillë mund të jetë shumë e dobishme dhe e lehtë për t’u ndjekur. Më poshtë po ju tregojmë çfarë mund të bëni nëse keni probleme me kapsllëkun.
Hani një vakt të bollshëm në mëngjes
Për ta ndihmuar trupin tuaj që të krijojë një ritëm natyror për lëvizjen e zorrëve, është shpesh e dobishme të inkurajoni lëvizjen e zorrëve në mëngjes. Për disa njerëz, ngrënia e një mëngjesi të bollshëm, shoqëruar nga disa çajra me kafeinë ose kafe, mund të ndihmojë për të shkaktuar kontraktimet e zorrëve, që i bëjnë këto të fundit të lëvizin suksesshëm.
Shtoni disa yndyrna në ushqim
Yndyrnat në dietë kanë treguar se rritin fuqinë e kontraktimeve të zorrëve dhe ndihmojnë për tretje të më të mirë. Është mirë të konsumoni ushqime me yndyrna dietike.
Hani rregullisht gjatë gjithë ditës
E ngrëna në vetvete mund të stimulojë kontraktimet e zorrëve, ndaj është një ide e mirë të hani diçka çdo disa orë. Të hani ushqim në periudha të rregullta kohore, mund të inkurajojë tretjen e ushqimit dhe mban sistemin e tretjes në lëvizje në mënyrën e duhur.
Rrisni marrjen e fibrave
Fibra, pjesa jo e tretshme e ushqimeve bimore, mund të ndihmojë për të lëvizur zorrët.
Mos harroni të pini lëngje
Sigurohuni të pini ujë mjaftueshëm, të paktën tetë 8 gota në ditë. Kjo do të sigurojë hidratim të mirë të trupit dhe ushqimi do të kalojë e tretet më lehtësisht, citohet shije.al