Në emsionin Review në Euronews Albania, u rikthye dhe njëherë në vëmendje historia e vrasjes së vëllezërve Haklaj.
Gazetarja Jonida Shehu lexoi dhe dëshminë e dhënë për mediat nga Zylfie Haklaj, ku ka rrëfyer dhe dinamikën e nisjes së konfliktit të familjes së saj me ish-kryeministrin Berisha.
“Më datën 22 qershor 1997 pas mesit të natës në dalje të Milotit vriten nga bandit e Saliut, Sokol Haklaj, jurist i cili punonte në Skrapar dhe Ibrahim Rustemaj të cilët udhëtonin me Fatmirin në drejtim të Tropojës. Fatmiri i shpëtoi sulmit dhe ka marrë trupat e vdekur dhe u drejtua te trageti, ku udhëtonte dhe Saliu me forcat e tij të sigurisë pasi kishte një miting të nesërmen në Tropojë.
Fatmiri dhe makina me trupat e vdekur nuk lejohen të udhëtojnë në tragetin, ku ishte dhe Sali Berisha. Lajmi në Tropojë kishte mbërritur dhe familjarët u nisën drejt tragetit për të marrë trupat e vrarë, por aty mësojnë se nuk ishin lejuar të hipnin në target. Ky qëndrim ka irrituar familjarët tanë, ku pasha e fajita ka rënë mbi Sali Berishën.
Familajrët të irrituar për shtyrjen e varrimit dhe pse ishin lajmëruar dhe njerëzit shkojnë në mitingun e Saliut për të dëgjuar dhe pse jo për të thënë fjalën e tyre.
Ka reaguar vëllai jonë Shkëlqimi dhe Saliu ka urdhëruar forcat e tij që ta marrin me vete Shkëlqimin, gjalle apo vdekur”, ka deklaruar Haklaj, dhe kete Berisha e ka perseritur disa here, siç degjohet dhe ne videon e mitingut./m.j