Teksa jemi rreth 2 javë nga zhvillimi i zgjedhjeve vendore në Shqipëri, OSBE/ ODIHR ka bërë publik një raport të ndërmjetëm.
Ndër të tjera në raport thuhet se mjedisi politik vazhdon të jetë i karakterizuar nga polarizimi i thellë nëpërmjet kryetarëve të partive të madhe.
Në raport thuhet po ashtu se fushata deri më tani nuk ka qenë e bujshme, dhe përgjithësisht ka qenë e moderuar.
Sipas raportit fushata deri më tani nuk ka qenë e bujshme, dhe përgjithësisht ka qenë e moderuar, duke shtuar se MVZ-ja e ODIHR-it është në dijeni të dy rasteve të dhunës, në njërën prej të cilave u rrezikua jeta e një anëtari partie.
Në lidhje me financimet e partive, në raport shkruhet se garuesit mund të financojnë fushatën e tyre me fonde publike dhe private, ndërsa ligji parashikon kufizime.
Raporti evidenton se mjedisi politik vazhdon të jetë i karakterizuar nga polarizimi i thellë ndërmjet kryetarëve të partive të mëdha.
Pjesë nga raporti:
MVZ-ja e ODIHR-it është në dijeni të dy rasteve të dhunës, në njërën prej të cilave u rrezikua jeta e një anëtari partie.
Ndryshimet e fundit paraqitën masa të tjera mbrojtëse kundër abuzimit me burimet shtetërore.
Megjithatë, shumë bashkëbisedues të MVZ-së së ODIHR-it ngritën shqetësime lidhur me iniciativat e fundit të ndërmarra nga qeveria, siç është bonusi i pensionistëve dhe premtimet e kryeministrit lidhur me pagat e punonjësve të sektorit publik.
Komisioneri deklaroi publikisht se sipas interpretimit të tij, dispozitat ligjore përkatëse zbatohen vetëm për zgjedhjet parlamentare.
OSBE-ODIHR thotë se partitë politike të mëdha e kanë filluar zyrtarisht fushatën dhe ato duken të jenë të orientuara më tepër ndaj profileve të kandidatëve sesa platformave specifike politike të tyre, ku zgjedhjet e këshillave kanë kaluar në plan të dytë krahasuar me zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë.
Lexoni KËTU raportin e plotë./m.j