Policia greke ka zbardhur vrasjen e gazetarit Jorgos Karaivas, ngjarje e cila tronditi Greqinë dy vite më parë.
Lajmi është bërë publik prej vetë ministrit grek të mbrojtjes së qytetarit. Sipas Ministrit Takis Theodhorikakos, policia mundi të zbardhë ngjarjen dhe të vërë në pranga dy prej autorëve të dyshuar.
Ata janë vëllezër dhe quhen Jani dhe Strato Lala. Ata u arrestuan pasi prej hetimeve rezultoi se ndodheshin ne skuadrën e ekzekutorëve të gazetarit investigativ Karaivas, i cili u ekzekutua jashtë banesës së tij në 9 prill 2021.
Që në fillim dyshimet kishin rënë mbi grupet mafioze greke të cilët ishin përmendur shpesh prej gazetarit Jorgos Karaivas. Grupi i akuzuar quhet banda e Karajanit, një person tepër i rrezikshëm e mafias greke.
Informacionet e para thonë se dy të arrestuarit ndodhen në drejtorinë e policisë së Atikes, ku do të merren në pyetje dhe në vazhdim do të dërgohen për masë sigurie.
Dyshohet se ekzekutoret e gazetarit janë një mashkull dhe një femër rreth të 40-tave por ende nuk janë vënë në prangat e policisë./m.j