Burime nga qyteti i Lezhës bëjnë të ditur se një plagosje me armë zjarri, por ende e pa zbardhur, ka bërë që policia të vihet në lëvizje.
Lajmi mësohet nga spitali i qytetit, mjekët e të cilit thonë se shtetasi N. Ndoka, 26 vjeç, është dërguar me urgjencë nga familjarët për ndihimë mjekësore.
Në trupin e të plagosurit dallohet një plagë me armë zjarri, ndërsa ngjarja mbetet ende pa autorë dhe pistë.